09:05 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

“T’i themi jo një tjetër diktature”, Basha tregon armët e Ramës, veçori të komunizmit

12:23 | 01/05/2017
në Ekonomi, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skenar për provokim? PD: Hedhim poshtë çdo insinuatë sikur do provokojmë policinë

Duke sjellë për anologji komunizmin në Ditën Botërore të Punëtorëve, kryedemokrati Basha e akuzoi Ramën për mashtrim me shifrat e tij të punësimit. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të mos lejojnë një tjetër regjim komunist.

Lulzim Basha renditi mashtrimin dhe propagandën si armë të kryeministrit.

“Çdo 1 maj bënin parade me lule, duke brohoritur për kushtet që nuk i kishim, për lirinë që nuk e kishim, për shëndetin që e kishim të fundit në Europë. Ndaj 1 maji nuk ka si të jetë festë. 1 maji është dita për të përkujtuar se deri kur mund të poshtërohet një popull, një nënë një baba.

Mbajeni mend ju që keni qenë të detyruar të parakalonit këtu, jeni më fat. Parakalimi i 1 majit, shfaqje e shëmtuar e një populli që festonte poshtërimin e vet. Një mëkat i përbashkët, jo i barabartë.

Kush e harron historinë, është i destinuar ta përsërisë. Sot është dita të shohim njëri-tjetrin t’i themi JO zgjedhës politike. Sepse nëse nuk jemi gati, jemi gati të pranojmë një diktaturë tjetër me në krye Edi Ramën, që dëshiron që pas 18 qershorit ta shuajë pluralizmin.

Ky bashkim i madh qytetar e ka bërë zgjedhjen e tij. Ftesa ime është të ngrihemi e të bashkohemi e t’i shporrim me forcën e bashkimit popullor. Mashtrimi dhe propaganda janë arma më e fuqishme e edi Ramës, veçori të atij regjimi. Mashtrime që mediat qeveritare të kapura e shumëfishojnë.

Sot shpallën mashtrimin e ditës së punës. Sipas tij, rrena më e bujshme, më e pamoralshme sepse njeriu që premtoi 300 mijë vende pune, ka 300 mijë të larguar. Ky është fakti. Fakti tjetër është i botuar nga Banka Botërore, nga mikesha e kryeministrit, e cila ka firmosur qindra miliona kredi, e cila shkruan në raport se në gjithë Ballkanin Perëndimor janë krijuar 300 mijë vende pune.

Vetë mikesha e tij konfirmon atë që e di fare mirë çdo shqiptar, që në Shqipëri ekonomia u shkatërrua. Ky është fakt, kjo është e vërtetë. Këtë 1 maj, ne kemi ndërtuar këtu sheshin e lirisë, sheshin e të vërtetës, ku do i themi ashtu siç janë.

Edi Rama me taksat e larta, me pasigurinë totale, e shkatërroi ekonominë shqiptare. Shqiptarët e dinë këtë. Ndërmarrjet e mëdha, investitorët e huaj, po shikojnë si të largohen sa më parë.

Para disa javësh, deklaruan rritjen e pagës minimale. Shqiptarët e dinë mirë që po nuk u rrit ekonomia nuk rriten pagat. Kam pyetur sa është paga e tyre reale kur paga minimale ishte 22 mijë. 15 mijë-16 mijë për 6 ditë në javë. Merrnin një pagë të padenjë për realitetin gjeografik europian.”, tha Basha. 

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramalulzim bashaMashtrim
Pas

Rama nuk e përfshiu në listat por deputeti i PS-së kujton Nanon

Para

“Më shumë vende pune, 1 shans për të gjithë”, Petrit Vasili premton punësim në 1 Maj

Para
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili hap për herë të parë profil në “Facebook”

“Më shumë vende pune, 1 shans për të gjithë”, Petrit Vasili premton punësim në 1 Maj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

Lufta në Ukrainë, SHBA: Nëse Rusia merr vendimin e gabuar, do t’i braktisim bisedimet për paqe

Presidenti francez: Vendimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nëse Moska nuk pranon armëpushimin, “test besueshmërie” ndaj SHBA

Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, rritet rreziku për përshkallëzim dhe sanksione

Investimet publike në ngërç: Bashkitë realizojnë vetëm 5% të planit vjetor në tremujorin e parë

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

Shtëpia e Bardhë shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime në Stamboll javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.