Ditën e sotme Partizani fitoi 2-1 kundër Teutës, mirëpo tifozët mbetën të pakënaqur për atë që skuadra e kuqe ka dhënë në fushën e blertë përgjatë këtyre 10 javëve. Pas sfidës, lojtarët u drejtuan nga tribuna e ultrasve, ndërsa këta të fundit kërkuan llogari ndaj tyre.
Ndër personat që u afruan ishte edhe Olsi Rama. Drejtori i të kuqve u përzë nga ata, të cilët nuk donin të bisedonin me të referuar asaj që ndodhi një javë më parë në “Air Albania”. Në lidhje me këtë gjë ka shkruar edhe Dritan Laçi. Gazetari, i cili është edhe tifoz i kuq ka ironizuar kreun e klubit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“O Olsi nuk i ble dot tifozët e Partizanit siç të blen vëllai fermerët. Harroje!”-shkruan gazetari në llogarinë e tij të “Facebook”.