Lojtarët e Peskarës janë sulmuar mbrëmjen e djeshme nga tifozët e saj teksa shkonin për të darkuar për festat e fundvitit me ekipin. Pjesë e këtij incidenti ka qenë edhe kapiteni i “delfinëve” Ledian Memushaj. I cili në një intervistë për “Panorama Sport” ka kërkuar që të mos zmadhonin situatën pasi gjithçka është nën kontroll.
Ndërkohë që mediat italiane kanë shkruar se tifozët kanë sulmuar lojtarët te makina me shqelma dhe ofenduar futbollistët.
Për këtë është dashur ndërhyrja e unifromave blu. Por mesfushori i kuqezinjëve ka sqaruar duke thënë se lajmi është ekzagjeruar.
“Ishin disa tifozë përpara se ne të futeshim në atë ambient. Gjithashtu, kishte edhe forca policie. Mes atyre njerëzve që ishin, dy apo tre tentuan të afroheshin te makinat. Kaq”- ka thënë Memushaj.