Tifozët e Tiranës kanë shpërthyer ndaj Presidentit të klubit Refik Halili.
Ata gjatë finales së kupës në ndeshjen e Tiranës me Skëndërbeun, kanë shpalosur një banderolë me një karikaturë të Halilit me hundën e gjatë për të simbolizuar pinokun.
Në banderolë tifozët kishin thumbuar Halilin duke i thënë që të tregohet i sinqertë dhe ta pranojë që është mashtrues.
“Tregohu i sinqertë. Pranoje që je mashtrues”, kanë shkruar tifozët.
Tifozët e Tiranës janë tepër të irrituar me presidentin Halili pas rënies së Tiranës nga kategoria.
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post