Në ndeshjen e sotme që po luhet në stadiumin e Shkupit, nuk kishte si të mungonte klubi i tifozëve shqiptarë të Real Madridit.
Tifozët shqiptarë, mbi të gjitha edhe për shkak të afërsisë me Maqedoninë, kanë vajtur në stadium ku po ndjekin përballjen e skuadrëz së tyre të zemrës me Manchester United.
Bazuar në foton e mëposhtme, tifozët shqiptarë janë shfaqur me një poster me stemën e Realit të ndërthurur me shqiponjën ku shkruhet “Real Madrid Club Albania”. (D.D/Shuplaka)