Plot emocion si gjithmonë, vokalisti historik i grupit muzikor britanik “Oasis”, Liam Gallagher, njëherësh tifoz i Manchester City, sikurse vëllai i tij Noel, ka festuar në mënyrën e tij për fitoren e “Qytetarëve” në shtëpinë e Real Madrid me rezultatin 1-2.
Në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ylli i muzikës britanike ka shënjestruar “UEFA-n” që ka përjashtuar Manchester City nga Champions League për dy sezonet e ardhshme.
“Kiss my blue arse UEFA cunts”, reciton ndër thonjzash Gallagher në llogarinë e tij në “Twitter”, e përkthyer: “Më puthni b***n time blu, ju shk******t e UEFA-s”.
Reali shtanget në ‘Bernabeu’, Manchester City drejt çerekfinaleve