Një grua kineze e cila pa nënën e saj të shqyhej për vdekje nga tigri, ka kërkuar 175 mijë funte dëmshpërblim nga një park në Pekin.
Zhou po mundohej ta shpëtonte vajzën e saj Zhao e cila kishte dalë nga vetura në një park, por tigri e tërhoqi zvarrë duke e mbytur.
Zhou u vra menjëherë, ndërsa znj. Zhao pësoi lëndime serioze. Zhao tha se përmes padisë ajo dëshiron të provojë se Parku i Natyrës Ëilding në Pekin duhet të mbajë përgjegjësinë e incidentit.
Hetimet zyrtare të mëparshme vendosën se incidenti nuk ishte një aksident i shkaktuar nga mungesa e sigurisë në park.
Tigër siberian, i njohur edhe si tigri Amur, është një specie e mbrojtur në Kinë dhe e shënuar si një kafshë e rrezikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.
Zhou u vra nga tigri i Siberisë më 23 korrik të vitit të kaluar. Burri i zonjës Zhao, i cili ishte gjithashtu i pranishëm, besohej se ishte përpjekur ti shpëtonte. Familja u shpëtua përfundimisht nga stafi i Badaling, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për nënën. (B.H/Faxweb)