Ylli Dylgjeri ka reaguar ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu-së. Ai është shprehur ndaj Lu-së se “po e latë edhe pak situatën kështu në Drejtësi, “raca ime” në administratën e lartë mund të ndalojë më parë SPAKU-n se sa Takun!”.
Ambasadori Donald Lu reagoi këtë mbrëmje duke u shprehur:“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Reagimi i Ylli Dygjerit:
I nderuar zoti Lu,
U njohëm sërisht me Tik-Takun Tuaj.
Nxitja Juaj sot, në fund të Janarit, sigurisht është përgjegjshmëri. Por…po e latë edhe pak situatën kështu në Drejtësi, “raca ime” në administratën e lartë mund të ndalojë më parë SPAKU-n se sa Takun!
Seriozisht Dylgjeri