Pas fillimit të sulmkt të SHBA-ve me raketa në Siri, lajmi nuk u prit aspak mirë nga Rusia. Me një deklaratë zyrtare Kremlini e quajti këtë sulm cënim të sovranitetit të një shteti të lirë.
Nga ana tjetër shtetet e tjera e përkrahën sulmin duke u shprehur se popullsia civile në Siri duhet të shpëtohet.
SHBA “është e zhgënjyer, por jo e habitur” nga përgjigja e Rusisë ndaj sulmeve amerikane n një bazë ajrore siriane që dyshohej si depo e armëve kimike.
Të paktën 6 persona raportohet të jenë vrarë nga sulmet amerikane. Aleati i Sirisë, Rusia akuzoi SHBA-në se po inkurajon ‘terroristët’ me aksionet e saj. “Jam i zhgënjyer për këtë përgjigje”, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson.
“Kjo tregon se ata vazhdonjnë mbështetjen për regjimin e Assad dhe në veçanti, vazhdojnë të mbështesin regjimit që bën këto sulme të tmerrshme mbi njerëzit e saj. Kështu që e shoh mjaft zhgënjyese, dhe për fat të keq, më duhet tu them se nuk është për tu habitur”, shtoi Tillerson.
Moska ka premtuar se do të forcojë mbrojtjen antiraketore në Siri. Ajo ka mbyllur gjithashtu edhe ndërlidhjen me SHBA për të shmangur përplasjet mes forcave të tyre ajrore në Siri. (E.K/SHUPLAKA)