Ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta, i cili është zgjedhur President i Republikës, në takimin e sotëm elektoral në Lushnjë, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit me “tepsi” e me “timon”.
“Që t’i japim Shqipërisë drejtimin e ri, sepse drejtimi i timonierit të vjetër, ka bërë që shqiptarët të mendojnë të largohen nga shqipëria. Ndaj më 25 qershor, të rinj e të reja të Lushnjës do i thonë jo projektit të braktisjes së Shqipërisë nga arrogance dhe konflikti politik, sepse përçarja mes shqiptarëve është sëmundje e pashërueshme e drejtimit të vjetër që do e mbylli kapitullin më 25 qershor.”, tha Meta.
“Timonieri i lodhur e ka mendjen vetëm te karrigia e tij, ndërkohë populli largohet. Kjo është arroganca e tij. Erdhi fundi i kapitenit të kanabisit, që shantazhin njerëzit për votë për të mbajtur në punë shushunjat e koncesioneve”, tha më tej presidenti i ardhshëm.
Meta kujton edhe një poezi të famshme të Dritëro Agollit:”Siç shkruante Dritëro Agolli në 94 kur Saliu i parë u çmend donte të merrte një tepsi, shkruajti ca fjalë shumë të thjeshta: ‘Në vendin tim e në vendin tënd, Një kokë e çmendur të gjithë po i çmend’.”, deklaroi Meta. (D.D/Shuplaka)