03:31 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Timonieri i madh Mao, përdor gardistët e kuq”, Luan Rama reagon për raportin e kryeministrit

21:28 | 12/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna në fushatë, LSI njofton konferencë URGJENTE në orën 21:00

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, ka reaguar pas listës së publikuar nga kryeministri Edi Rama me 100 emrat e zyrtarëve të cilët sipas tij kishin lidhje me korrupsionin dhe abuzimet që bëhen në administratë.

Luan Rama shkruan se kryeministri është duke përdorur modelin e gardistëve të kuq për te shpëtuar nga krimi elektoral.

Më pas nënkryetari i LSI-së, përmes një reagimi të dytë është shprehur kundër përfshirjes së mjekut Mentor Petrela në këtë listë.

REAGIMI I LUAN RAMËS

Papërgjegjshmëri dhe abuzim!
Këtë dëshmon Kryeministri i Rilindjes me të ashtuquajturën listë të njerëzve të denoncuar për abuzim me detyrën!
Një dacibao e shëmtuar e sajuar prej atij vetë, duke perdorur modelin e gardistëve të kuq, të ca spiunëve anonimë e të pashkollë që ndërsente timonieri i madh Mao në kohën e revolucionit kulturor në Kinën komuniste të fundviteve ’60 te shekullit te kaluar!
Një akt krejtësisht i kundërligjshëm që inkurajon perversitetin e spiunëve dhe dekurajon e vret besimin e qytetarëve tek ligji dhe institucionet e shtetit te së drejtës!
Sepse në një shtet të së drejtës, qytetari nuk ka pse të bëhet spiun anonim, por drejtohet tek institucionet e zbatimit të ligjit.
Një veprim aspak etik e i pamoralshëm, që nuk ka asgjë të përbashkët me qasjen europiane të qeverisjes si shërbim ndaj qytetarëve e si përgjegjësi në zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë!
Një praktikë tipike komuniste e demaskimit në popull, por me një ndryshim; demaskimi komunist formalisht bazohej në ligj, ndersa demaskimi rilindas edhe formalisht është i paligjshëm!
Përpjekje e dështuar, për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga krimi dhe korrupsioni elektoral !

REAGIMI I DYTË

Dr. Mentor Petrela – referencë përkushtimi në shërbim të qytetarëve!
Nuk më befason fakti që një spiun anonim i është ankuar Kryeministrit të Rilindjes per Dr. Mentor Petrelën!
Më fyen e më lëndon fakti që Kryeministri i vendit tim, bëhet zëdhënës i spiunit anonim dhe me një veprim të papërgjegjshëm publikon një listë me emra, mes të cilëve edhe emrin e Dr. Petrelës!
E njoh personalisht Dr. Petrelën dhe kam patur rastin të shoh drejtpërdrejt përkushtimin e tij në shërbim të jetës së njeriut, kam patur rastin të provoj humanizmin dhe profesionalizmin, qytetarinë dhe ndershmërinë e tij si përfaqësues i një brezi të shkëlqyer mjekësh dhe intelektualësh që i bëjne nder Shqipërisë!
Ndaj e përçmoj atë listë!
Sepse përndryshe, do të isha i pandershëm jo vetëm përballë Dr. Petrelës, po perballë një brezi të tërë intelektualësh e mjekësh të shquar që kanë shërbyer e shërbejnë me devocion e përkushtim, por do të isha i padrejtë edhe përballë babait tim që sot është në jetë falë Dr. Petrelës dhe ekipit të tij të talentuar, ku bëjnë pjesë mjekë të shkelqyer si Dr. Arsen Seferi, Dr. Kaloshi e shumë të tjerë! (D.D/Shuplaka)

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.
Etiketa: Luan Rama
Pas

Enver Hoxha me Facebook

Para

Samiti i Triestes, Zaev takim me kryeministren e Serbisë Bërnabiq

Para
Samiti i Triestes, Zaev takim me kryeministren e Serbisë Bërnabiq

Samiti i Triestes, Zaev takim me kryeministren e Serbisë Bërnabiq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.