Aktorja Tinka Kurti është shfaqur për herë të parë pasi ka dalë nga spitali. Ajo duhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe madje ka dalë nga banesa e saj
Ajo është fotografuar mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve, së bashku me Ministren e Kulturës Mirala Kumbaro.
Kujtojmë se aktorja Kurti para disa ditësh u shtrua në spital, pasi kishte problemin me shëndetin. Mësohet se Tinka Kurti ka shkuar të shikoj shfaqen ku dhe ajo do të merrte pjesë, në opera “Carmen”.
Ajo qe shtruar me urgjencë të martën me 23 janar, për shkak të një infeksioni pulmonar. Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës por nuk mundi dot për shkak të gjendjes shëndetësore. (J.V/Faxweb)