14:11 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tinka Kurti ‘shuplakë’ deputetit të Vetëvendosjes: Sonte duhej të përballeshim me pushtetin

23:11 | 01/03/2018
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tinka Kurti ‘shuplakë’ deputetit të Vetëvendosjes: Sonte duhej të përballeshim me pushtetin

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, që menaxhon Sekretariatin për Media dhe Komunikim në këtë Lëvizje, e ka goditur deputetin Glauk Konjovca, i cili ishte sonte mysafir në një debat në KTV, përballë Dardan Molliqajt, por për të cilin VV nuk ka bërë asnjë njoftim në faqen e vet, siç bën çdo herë.

Kurti, në një postim në Facebok, ka treguar Sekretariati për Media vepron vetëm në bazë të rregullave të përcaktuara, dhe sipas saj njoftimet për pjesëmarrje në emisione i bëjnë vetëm atëherë kur ka koordinime.

“Sekretariati për Media dhe Komunikim është organ statutor dhe vepron sipas rregulloreve të përcaktuara demokratikisht. Më përpara ka pasur edhe momente kur ky Sekretariat është kontrolluar pa transparence prej vullnetit dhe dëshirës të njerëzve të rëndësishëm por nuk do të jetë më kështu”

“Ne postojmë njoftime për pjesëmarrje mediatike vetëm të emisioneve të cilat i kordinojmë. Ata që mendojnë se duhet shkelur rregulloret e statuti për të respektuar plane personale janë ata që sot po ankohen se mungon demokracia”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se kriza e Vetëvendosjes duhet të diskutohej përbrenda organeve të Lëvizjes.

“Mungesa e postimit për njoftim të emisionit është theksim i rëndësisë së organeve para studiove televizive. Ato hapësira preferojmë t’i përdorim për debate me pushtetin për hir të aq shumë temave të nevojshme. Të tilla kishte edhe sot. Mund t’i flasim edhe dallimet e brendshme në media por jo si premierë. Mbështetja e qytetarëve është shumë më e madhe sesa mbështetja që tregohet në fund të emisioneve”, ka shkruar Kurti, transmeton Express.

Kurse, gjatë transmetimit të emisionit, Molliqaj ia ka përmendur disa herë Konjufcës faktin se pse VV nuk ka bërë njoftim për pjesëmarrje në emision.

“Për herë të parë, Vetëvendosja nuk e ka lajmëruar debatin e tyre të sotëm në Facebook, gjë që kishte ndodhur gjithnjë më pare”, ka thënë Molliqaj.

 

 

 

Etiketa: Konjufcatinka kurtiVetëvendosje
Pas

Berisha: Të dhëna të reja mbi spiunin qe ngarkoi Rama per t’i falur Greqise detin

Para

Kokaina/ Armata Kolumbiane përgënjeshtron qeverinë shqiptare, zbulohet kush sinjalizoi për drogën

Para
Kokaina/ Armata Kolumbiane përgënjeshtron qeverinë shqiptare, zbulohet kush sinjalizoi për drogën

Kokaina/ Armata Kolumbiane përgënjeshtron qeverinë shqiptare, zbulohet kush sinjalizoi për drogën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

Tiranë/ Arrestime dhe procedime penale për një sërë veprash penale

Goditja ndaj opozitës në Turqi: Arrestohen tre kryetarë të tjerë bashkie nga CHP

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje bizneseve për lirim të hapësirave publike

Gjirokastër/Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione policore, në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit

“Fisnike dhe model për mua”, Zegjine Çaushi falënderon Maldrita Bardhon për hapin e guximshëm

Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë

EMRI/ Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Gaforrja blu po shkatërron sektorin e peshkimit në lagunën e Karavastasë, peshkatarët: Kapim vetëm 20% peshk, 80% janë gaforre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.