Kur na ndan pak më shumë se një orë nga protesta e opozitës, qendra e Tiranës është blinduar nga efektivët e policisë, të cilët sot do të jenë më të shumtë në numër.
Ka një angazhim shumë më të lartë dhe më serioz të Policisë së Shtetit, e cila është shpërndarë në një perimetër shumë më të gjerë.
Burime nga DVP Tiranë bëjnë me dije për Faxëeb se: Policia e angazhuar dhe e gatshme për çfarëdolloj skenari të përgatitur nga opozita. Zyrtarisht janë 1.500 efektivë, por burimet thonë se numri është shumë më i lartë.
Kryeministria, rruga “Ismail Qemali”, në drejtim të RTSH dhe deri në afërsi të sheshit “Ëilson” është e tejmbushur me efektivë. Sot, në dallim nga herët e kaluara, pas godinës së Kryeministrisë janë me dhjetra e dhjetra furgonë, që do të rrinë në dispozicion për transportimin e efektivëve drejt godinës së Parlamentit, apo destinacioneve të tjera që mund të ketë në skenar opozita.
Kujtojmë se nuk ka një orar të qartë se kur mund të mbyllet protesta e nëntë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar që kërkon dorëheqjen e EDI Ramës dhe zgjedhje të parakohshme.
Discussion about this post