Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot planin e veprimit për “Tiranën e gjelbërt”. Në fjalën e tij, ndër të tjera ai ka folur për vendime të rëndësishme për lëvizshmërinë në qytet.
Ai ka vënë theksin tek kërkesa që biznese të sponsorizojnë nismën për gjelbërimin. Veliaj bëri të ditur objektivin e bashkisë, atë të mbjelljes së 2 milionë pemëve deri në vitin 2030.
“Kemi ndarë fond të veçantë për gjelbërimin. Mbjellja e pemëve ka qenë oksigjen për Tiranën.
Besoj shumë se do të kemi akses në financë. Kemi një bashki që punon jashtëzakonisht mirë, sigurohemi që të dimë mirë se ku shkojnë të ardhurat që vijnë.
Për projekte të tjera na duhen financa shumë më të mëdha. Do të jem shumë i hapur për të parë se cilat janë projektet më jetike që kanë nevojë për financim.
Më opozitë bën bashkia e tiranës se çdo bashki tjetër sepse është natyra e saj. Do ta hapim shumë shpejt një debat për financat vendore. Bashkitë janë të shëndosha, brenda tavanit të borxhit bashkitë duhet të kenë vetë tavanët e tyre.
Jemi në bashkëpunim me BERZH. Nga kjo eksperiencë dhe nga një ligj i financave vendore që na heq disa pengesa, ne kemi më tepër akses.”, u shpreh ai ndër të tjera. (XH.A/SHUPLAKA)