18:44 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tirana e pastër, aksion në të 27 Njësitë, Veliaj: Të gjithë bashkë për një qytet më të pastër

13:29 | 22/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tirana e pastër, aksion në të 27 Njësitë, Veliaj: Të gjithë bashkë për një qytet më të pastër

E gjithë Tirana është përfshirë sot në një aksion vullnetar pastrimi, në të 27 Njësitë Administrative të saj. Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, vullnetarë nga shkollat e kryeqytetit dhe qytetarë, i janë bashkuar thirrjes për të pastruar njësinë, lagjen apo pallatin e tyre.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj u bë pjesë e këtij aksioni në rrugën nacionale Ndroq-Plepa, i shoqëruar nga nxënës vullnetarë të shkollave “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Eqerem Çabej”. Ai falenderoi të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes dhe nënvizoi se sot Tirana pastrohet 2-3 herë në ditë, por për shkak të rritjes së numrit të turistëve dhe konsumit të lartë, mund të shkojë në një regjim më të shpeshtë. Veliaj shtoi se është e rëndësishme që, krahas punës së përditshme që bëjnë ndërmarrjet e pastrimit, aksione të tilla ndikojnë në mbajtjen pastër të qytetit, sidomos tani në prag të pushimeve verore.

“Falenderoj të gjithë qytetarët që iu bashkuan aksionit, por sidomos të rinjtë, në të 27 Njësitë e Tiranës. Në korrik-gusht fillojnë pushimet, çka do të thotë se shtohet volume i mbetjeve në Tiranë sepse do të shtohen turistët. Nëse shifrat vazhdojnë si ato të fillim vitit dhe ne shkojmë në 14-15 milionë turistë, do të thotë se mesatarisht në Tiranë do të kemi çdo muaj nga 1 milionë qytetarë shtesë, veç rezidentëve. Pra, edhe volumi i pastrimit do të shtohet, por do të na duhet të shtohet edhe volumi i kulturës dhe i pastërtisë që mban secili për vete”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi nga qytetarët e Tiranës që të mbajnë pastër mjedisin ku jetojnë sepse sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të kemi një qytet të pastër, pavarësisht fluksit të turistëve.

“Ka shumë turistë që vijnë nga vende të tjera, të cilat nuk e praktikojnë hedhjen e mbetjeve në kosh, por i lënë me qese të zeza te dera. Këto qese rrinë në tokë për orë të tëra dhe bëhen problematike për kafshët e rrugëve. Për këtë arsye u kërkoj qytetarëve të Tiranës që, nëse dikush ka ardhur për të bujtur me Airbnb në banesën e tyre, t’i njoftojnë se ne i çojmë qeset te koshi. Sot Tirana ka një volum pastrimi 2-3 herë në ditë, por ndoshta do të shkojmë edhe në një regjim më të shpeshtë. Por, nëse dikush nuk pastron as dyqanin apo rrugën e tij, kjo kërkon pak mentalitet. Po të shkosh në shtëpitë e secilit, të gjithë e mbajnë pastër. Do të donim që ajo pastërti të ishte edhe te pragu i shtëpisë. Sot jemi në një moment kur kemi krenari për skuadrën kombëtare dhe themi ‘o sa mirë me qenë shqiptar’, por duhet të themi edhe ‘o sa mirë me qenë të pastër’, sepse pjesë e shqiptarisë dhe e kulturës sonë duhet të jetë patjetër edhe pastërtia. Sot gjesti patriotik është të mbash pastër, duke nisur nga dera jote, oborri yt, nga pragu yt, e pastaj duke ndihmuar me fushata vullnetare, siç po bëjnë të rinjtë e mrekullueshëm të Tiranës sot”, tha Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku tha se në Tiranë do të krijohet edhe një ishull ekologjik, në mënyrë që banorët që ndërrojnë mobiljet e tyre shtëpiake, të mos i lënë në mes të rrugës.

“Në Tiranë do të krijojmë një pikë që do quhet ishull ekologjik, ku qytetarët mund t’i sjellin vetë higjeno-sanitaret dhe të mos i lënë te dera e pallatit. Shumë shpejt do të publikojmë edhe një numër unik, ku shërbimi i marrjes së mobilieve ose rraqeve të vjetra do të kryhet nga Bashkia e Tiranës, kundrejt një pagese modeste, për të mos i lënë në poshtë pallatit. Që ta fitojmë betejën për turizmin e qëndrueshëm, duhet të na gjejnë të pastër. Do ishte e pafalshme sikur të gjithë turistët që po presim këtë verë, të vijnë e të gjejnë një Tiranë të ndotur. Ne do bëjmë maksimumin, por secili duhet të bëjë të vetën”, përfundoi Veliaj.

Aksioni për pastrimin e Tiranës në një ditë, po kryhet në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit, për të mikpritur ashtu siç i ka hije shqiptarëve, turistët, por edhe për të pasur një mjedis sa më të pastër.

Etiketa: Veliaj
Pas

Emri/ I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet në Durrës 49 vjeçari

Para

Siguria në plazhe, bllokohen 16 jet ski, skafe dhe gomone në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë

Para
Siguria në plazhe, bllokohen 16 jet ski, skafe dhe gomone në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë

Siguria në plazhe, bllokohen 16 jet ski, skafe dhe gomone në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd , guri bie nga kodra

Policia britanike arreston katër persona pas protestës pro-palestineze në bazën ushtarake

Hetimet mbi skandalin me subvencionet e BE-së, dorëhiqen 5 zyrtarë të lartë në Greqi

Krim tronditës në Turqi/ Vret ish-të fejuarën shtatzënë pas përdhunimit

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë, nisin kontrollet në terren

Akuzohen për zhvatje mafioze, gjykata arreston vajzën dhe dhëndrin e Toto Riinës

Festa përfundon në tragjedi, humb jetën CEO-ja në Australi

Shpërthim në banesë në Ishull Shëngjin, plagoset një grua 64 vjeç

Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit, nesër në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë

Liqeni i Shkodrës, kandidat për UNESCO. Rezervë biosfere ndërkufitare Shqipëri–Mal i Zi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.