Në studion e FaxNews, ka qenë e ftuar nga Syrjan Rahova, gazetarja dhe njëkohësisht kandidatja për Këshillin e Bashkisë Tiranë, Alba Kepi. Gazetarja u shpreh në lidhje me sfidat që ka si kandidate për Këshillin e Tiranës. Së pari ajo e sheh si një sfidë profesionale për të luftuar që e vërteta të zërë vednin që i takon. Së dyti sfida për të është lufta ndaj totalitarizmit, abuzimi sipas saj që bëhet me banorët dhe lirinë e tyre. Për Kepin, mediat që influencohen nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, janë media të pavërteta, që paguhen prej Veliajt në qasjen e tij sa më pozitive te qytetarët. Gjithashtu, e pyetur nga Rahova për Tiranën, kandidatja për Këshilltare thotë se Tiranë është e mbuluar nga ndërtesa pa identitet dhe si metropol që është, nuk ka zhvillimin për të cilin duhet të punohet më tepër.
Gazetari: Çfarë sfide është për ju përfshirja në listën për Këshilltarë në Bashkinë e Tiranës?
Alba Kepi: Së pari është një sfidë profesionale, ajo që i ka munguar Tiranës gjatë këtyre 10 viteve është qasja profesionale në vendimmarrje. Së dyti është sfidë e misionit të punës sonë. E vërteta e fakteve në një komples të një sistemi politik dhe qasja e saj me banorët. Një sfidë tjetër që kam bërë është dhe lufta ndaj totalitarizmit. Është abuzimi i parë që u bëhet banorëve, që është liria për të pasur të vërteta. Janë sfida që i bëj jo vetëm si kandidate për Këshillin, po dhe një sfidë ndaj profesionit. Sa më të vërtetë të jemi me faktet do jemi më pranë banorëve.
Gazetari: Meqenëse u ndalët dhe te media në Shqipëri, sa të pavërteta janë mediat sipas jush?
Alba Kepi: Pavërtetësia e mediave nis që te shpërndarja e kasetave, lajmeve gati. Me një staf jo të vërtetë gazetarësh, po që janë stafi i një kryebashkiaku që i paguan për ta qasur atë sa më pozitiv dhe të pakundërshtueshëm nga banorët. Një media e Tiranës, që qeveriset nga kryebashkiaku i Tiranës është një media e gënjeshtërt, që ka influencuar për hapjen e një propagande që po ndodh në këtë qytet.
Gazetari: Ju keni 20 vite që jetoni në Itali, si është Tirana në sytë e një gazetareje që jeton jashtë vendit?
Alba Kepi: Tirana është një qytet që edhe pse ka 30 vite nga tranzicioni vazhdon të jetë një qytet i paqaasur me atë çka është fryma e zhvillimit që pritet nga në metropol. Është një qytet që nuk më lejon ta kujtoj si dikur. Shoh një qytet i cili është i mbuluar nga ndërtesa pa identitet, i mbuluar nga kulla.