Tirana tregon qartë objektivat e këtij sezoni. Bardhëblutë kanë mposhtur me shifrat 3-1 Skënderbeun, duke marrë i vetëm kreun në kuotën e 10 pikëve.
Po ashtu, tre pikë të arta ka marrë edhe Luftëtari duke fituar 2-1 ndaj Luftëtarit. Ndërsa Teuta dhe Vllaznia u ndanë në paqe pa gola.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema e mbylli pjesën e parë në avantazh, me golin e Michael Ngoo, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në të dytën ekipi korçar barazon shifrat me Anë të Pollozhanit, por 5 minuta para fundit Gerd Halili rikthehen avantazhin, ndërsa në fund Hoxhallari shënon të tretin.
Luftëtari ka marrë fitoren e parë për këtë edicion dhe këtë e bën në dëm të Flamurtarit. Realdo Fili ishte heroi i takimit me një dopietë personale, teksa goli i Xhevahir Sukaj vendosi ekuilibrat momental në minutën e 72-të.
Ndërkohë, takimi i “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Vllaznisë u mbyll me shifrat 0-0.