Kanë mjaftuar pak minuta shi që rrugët kryesore të Tiranës të jenë nën pushtetin e ujit, dhe dhjetra biznese të përmbyten. Probleme kanë pasur rrugët kryesore të qytetit si ajo e Elbasanit, zona e Myslym Shyrit apo ajo e Don Boskos, ndërkohë që reshjet me intesitet të lartë pritet që të vazhdojnë edhe gjatë paradites së sotme.
Pavarësisht se kjo ka qenë një situatë e paralajmëruar, duket se autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve në Tiranë, kanë qenë të papërgatitura për përballimin e kësaj situate, që me gjasa do të ketë dëmtuar dhjetra biznese që gjenden në katet e para të pallateve në Tiranë.
Gjatë ditës së djeshme Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bëri një zyrtare 5 prefekturave në vend për situatën do të shkaktohet nga moti i keq.
AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht u ka bërë shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. AKMC shpjegon se sipas IGJEUM, në veri perëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.
Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim.
AKMC apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale. (E.K/Faxweb.al)