Tirana i është rikthyer stërvitjes ditën e sotme.
Bardheblutë nën drejtimin e Mirel Josës kanë zhvilluar ditën e sotme seancën e parë stërvitore pas pushimeve të fundvitit.
Josa nuk ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, pasi disa prej tyre kishin marë dy ditë leje më shumë.
24-herë kampionët janë stërvitur në ambjentet e stadiumit “Skënder Halili” ndërsa vetëm pak ditë më pas do të nisen drejt Turqisë, aty ku do të zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia.
Njoftimi
Bardheblute ne oren 14:00 jane vene nen urdhrat e trajnerit Mirel Josa ne kompleksin stervitor “Skender Halili”. Skuadra ne diten e pare ka qene ne nje numer te reduktuar lojtaresh nderkohe qe ne ditet ne vazhdim bardheblute do te kompletohen per te nisur me pas fazen pergatitore. Disa nga futbollistet kane udhetuar jashte vendit e per kete arsye kane marre nje ose dy dite leje me teper se te tjeret.
Trajneri i ka shpjeguar sot skuadres programin stervitor, regjimin qe duhet te ndjekin dhe me pas ka nisur pergatitjet ne “Skender Halilli”.
Gentjan Muca sot eshte ribashkuar me grupin nderkohe qe Dorian Kerciku ka vijuar i diferencuar per tu bashkuar me skuadren ne ditet ne vazhdim.