Rishfaqet inxhinierja Luljeta Bozo pas tërmètit të mbrëmshëm në orën 22:15 me një shkallë rihteri 3.4, dhe epiqendër në Fushë-Krujë.
Qytetarët u alarmùan dhe disa tentuan të lënë banesat nga fríka e ndonjë pas goditjeje. Ndërkaq, inxhinierja Bozo i ka qetësuar sërish njerëzit duke u thënë të rrinë të qetë dhe të rrinë brenda. Bozo i ka dhënë përgjigje nw News 24 edhe pyetjes se deri kur do vazhdojnë këto lëkundje.
“Është një pas goditje normale dhe njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen nëse janë në shtëpi të rregullta.
Po ata që kanë patur probleme nga tërmeti i 26 nëntorit varet nga dèmet. Ka mbaruar tashmë vlerësimi i dèmeve, nëse ato janë serioze dhe janë futur brenda pa u riparuar, nuk e di se si… sepse pas goditjet e agravojnë gjendjen.
Për mua, mirë është që në momentin që bie tërmèt njerëzit mos lëvizin nga vendi se më shumë ngatërrohen. Në momentin që mbaron dil përjashta por në momentin që bie, s’ke kohë të lëvizësh, aq më tepër të futesh nëpër ashensore. Me këtë intensitet nuk ka rrèzik. Edhe 4 rihter nuk i bën gjë strukturave të sigurta”, tha Bozo teksa bëri një parashikim se deri kur mund të vazhdojnë pas goditjet.
“Nga përvoja ime, tèrmeti i 79-ës ka zgjatur 6 muaj, ishte më i fortè dhe më i thellë. Do njëfarë kohe, 7-8 muaj. Nga eksperienca se asnjëherë nuk i dihet”, u shpreh inxhinierja.
Discussion about this post