Në fund të muajit Maj pritet që të hapë dyert Parku Olimpik i Tiranës. Gjatë inspektimit të ish-kompleksit sportiv “Dinamo”, kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës.
Ai u shpreh se bëhet fjalë për një projekt të arritur në bashkëpunim të Bashkisë së Tiranës me qeverinë shqiptare. Në fjalën e tij, ndër të tjera kryebashkiaku bëri me dije se Tirana do të vazhdojë të jetë një shumatore kantierësh, duke përmendur këtu nisjen së shpejti të projektit për Kopshtin Zooligjik.
“Me të mbaruar korsinë e vrapit dhe të biçikletave te Liqeni, do të fillojmë projektin e Kopshtit Zoologjik, i cili është thuajse gati”, tha ai, duke theksuar faktin se Tirana do të vijojë të jetë kantier pune.
Tirana do të vijojë të jetë një kantier pune dhe mezi presim të fillojmë disa projekte të tjera sepse vetëm puna të çon përpara. Është shumë e rëndësishme që në datën 18 qershor diferenca mes punës dhe gjumit të bëhet më e qartë se kurrë dhe besoj se ata që investohen te puna dhe jo te gjumi do shohin një Tiranë me më shumë kantiere”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.
(XH.A/SHUPLAKA)