Skuadra e Tiranës është kthyer te fitorja këtë të shtunë pasi mundi Vllazninë në “Kukës Arena” me rezultatin minimal 0-1. Heroi i bardhebluve ishte Florent Hasani që shënoi në minutën e 98′.
Sfida u luajt në Kukës pasi stadiumi “Loro Boriçi” ishte duke ndërruar barin e fushës.
Takimi ishte i balancuar dhe vetëm Hasani bëri diferencën në fundin e lojës. Trajneri i ri Julian Ahmataj e nis me këmbën e mbarë aventurën e tij të dytë në stolin e kryeqytetasve.
Gjatë lojës lojtari i Vllaznisë, Smajli doli me karton të kuq në minutën e 84′.
Me këtë fitore Tirana ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, 3 më pak se Egnatia kryesuese. Ndërsa Vllaznia renditet e pesta me me 9 pikë.