00:00 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Tirana nuk është Teheran”/ Rama për aksionin e lirimit të hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

12:37 | 01/08/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Tirana nuk është Teheran”/ Rama për aksionin e lirimit të hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku u ndal te reformat në qeverisje, procesi i integrimit europian dhe ndërhyrjet për rregullimin e hapësirave publike.

Rama u shpreh se Shqipëria është vlerësuar bashkë me Italinë, Greqinë dhe Lituaninë për progresin në reformat e qeverisjes, por theksoi se puna nuk mbaron me kaq. Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të kontribuojnë për ta bërë Shqipërinë një vend me standarde europiane, ku

hapësira publike të respektohet dhe të mos abuzohet.

“Na duhet të jetojmë e të bashkëjetojmë me idenë se të gjithë bashkë duhet t’i japim një cilësi të re vendit tonë si një destinacion turistik dhe si një shtet i së drejtës. Nuk mund të bëhemi anëtarë të BE-së duke i ndarë mbrapsht punët”, tha Rama.

Duke iu referuar ndërhyrjeve për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe qytete të tjera, Rama theksoi se nuk bëhet fjalë për një aksion të përkohshëm, por për një filozofi të qeverisjes që synon vendosjen e rregullave dhe respektimin e të drejtës së përbashkët.

“Nuk është aksion, por një mënyrë e të qëndruarit së bashku. Të gjitha ndërhyrjet në hapësirat publike do të trajtohen. Ato janë prona të qytetarëve dhe nuk mund të pushtohen pa leje,” shtoi ai.

Ai kujtoi se angazhimi i tij për hapësirat publike nuk ka nisur sot, por daton që nga koha kur ishte Ministër i Kulturës dhe më pas Kryetar Bashkie i Tiranës.

Rama gjithashtu komentoi edhe zërat kritikë që e akuzojnë për prishje të iniciativës private, duke sqaruar se qëllimi nuk është shkatërrimi i jetës urbane, por vendosja e një kufiri të qartë mes interesit publik dhe atij privat.

“Nuk jemi në Teheran, jemi në Tiranë. Nuk kemi dalë të sulmojmë kafenetë e restorantet, por të vendosim kufirin: trotuari është për qytetarët”, përfundoi Kryeministri.

Pas

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Para

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

Para
“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.