18:35 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tirana pa ujë, ndërpriten në total 2325 raste të lidhjeve të paligjshme. Nënshkruhen kontrata të reja

11:13 | 17/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tirana pa ujë, ndërpriten në total 2325 raste të lidhjeve të paligjshme. Nënshkruhen kontrata të reja

Vijon aksioni për disiplinimin e situatës së ujit të pijshëm në kryeqytet. Task-Forca e ngritur nga Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime janë në terren për menaxhimin e situatës dhe prerjen e çdo lidhje të paligjshme.

Këto ditë, puna e grupeve të punës është fokusuar në zonat: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, zona te Pularia, Rr. “M.Grameno”, Rr. “Pashë Hysa”, Rr. “Siri Kodra”, Vilat Selitë, Komuna e Parisit, Yzberisht, Kombinat, si dhe në linjat e transmetimit DN 700, DN 1000 dhe DN 1200. Nga monitorimi i situatës në terren u verifikuan 1167 raste, ku u identifikuan dhe u shkëputën 216 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, duke qenë se uji i pijshëm përdorej për ujitje apo për larje të automjeteve.

Gjatë këtyre tre ditëve u vendosën gjoba për 10 abonentë familjarë dhe për 3 biznese. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe lidhjes së kontratave të rregullta me UKT, si dhe për vendosjen e matësve të rinj të ujit. Në tre ditë janë nënshkruar 147 kontrata të reja, si dhe 58 aktmarrëveshje për pagesën e ujit. Gjithashtu, specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë vendosën edhe 415 matës të rinj uji.

Që nga nisja e aksionit për prerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm që përdoret për qëllime të tjera, kryesisht për ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore, janë verifikuar 13014 raste.

Nga këto janë konstatuar në total 2325 raste të lidhjeve të paligjshme, të cilat janë prerë nga grupet e Task Forcës. Në ato raste kur grupet e Task Forcës kanë evidentuar abuzime, subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ku në total janë vendosur gjoba për 181 abonentë familjarë dhe për 103 biznese.

Ndërsa, numri i kontratave të reja të lidhura që nga dita e parë është 1256, si dhe janë nënshkruar 430 aktmarrëveshje me UKT për pagesat e ujit të pijshëm. Specialistët e UKT kanë vijuar edhe punën për vendosjen e matësve të rinj të ujit në rastet kur janë të dëmtuar apo që mungojnë. Në total numri i matësve të rinj të ujit të vendosur është 1986.

Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

Etiketa: mungesa e ujitndeprerje e lidhjeve te paligjshmeuji
Pas

Plagosja te “Rruga e Dibrës”, shënjestra pronari i një argjendarie (FOTO NGA VENDNGJARJA)

Para

Zjarr në Torovicë të Lezhës, rrezikohen të digjen dhe disa banesa dhe një kishë (VIDEO)

Para
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 31 vjeçar në kryeqytet

Zjarr në Torovicë të Lezhës, rrezikohen të digjen dhe disa banesa dhe një kishë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situatë alarmante në Gjermani, rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Itali/ As ndryshimi i mbiemrit në Shqipëri nuk e shpëton nga burgu, arrestohet 29-vjeçari i dënuar me 3 vite burgim për drogë

Plagosi me thikë nënën e tij pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Maqellarë

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, përfundojnë në spital! Arrestohet autori

Ministri i Jashtëm turk takim me delegacionin e Hamasit: Qëllimi i Izraelit është aneksimi i Bregut Perëndimor

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Zyrtarizohet marrëveshja, Etrit Berisha rinovon me Hacken

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

Vjosa Osmani takon zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, David A. Baker. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.