Sot, Tirana do të luajë kundër Partizanit në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Ky takim pritet të ndiqet nga një numër i madh tifozësh, të cilët kanë nisur përgatitjet për të dhuruar spektakël në shkallët e stadiumit.
Sipas kompanive të basteve Tirana ështa favorite për ta fituar takimin dhe kuotohet me një koeficient 2.35. Ndërsa fitorja e të kuqve kuotohet 2.85. Një barazim i mundshëm është përcaktuar me koeficientin 3. Kujtojmë që sfida Tirana-Partizani do të luhet në orën 18:00 në Stadiumin ‘’Selman Stërmasi’’.