Ka zgjatur shumë pak epërsia e Partizanit në sfidën e sotme ndaj Tiranës pasi bardheblutë kanë gjetur rrjetën përmes Idriz Bathës.
Futbollisti shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit pasi arbitri kryesor akodrdoi një penallti për Tiranën duke nisur gjithçka nga fillimi me rezultatin 1-1.
Por nuk ka zgjatur shumë dhe një tjetër penallti i është akorduar ekipit bardheblu, përsëri e ekzekutuar nga Vartha duke qëlluar saktë dhe gjetur rrjetën njëherësh kaluar në epërsi ndaj të kuqve.
Partizani i ka shënuar golin e parë Tiranës përmes Ëilliam Cordeiro.
Goli është shënuar në minutën e 6 të sfidës ndërkohë që ajo ka nisur me incidentet të vazhdueshme mes tifozëve dhe rojeve të sigurisë si deh policisë.
Ndërkohë shkallë e stadiumit ku janë vendosur tifozët e Partizanit janë pushtuar nga flakët dhe tymi i fishekzjerreve pas momentit të golit.
Nga ana tjetër, bardheblutë kanë shpalosur një banderolë gjigande në të cilën shkruhet “Një Shekull”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)