Pas nismës së Veliajt për pastrimin e disa zonave në kryeqytet dhe deklarimit të tij se Tirana është kryeqyteti më i pastër i Ballkanit ka reaguar Kreshnik Çollaku.
Kreu i këshilltarëve demokratë në Bashki e fton Veliaj që pas orës tetë të mbrëmjes të dal në zonën e Kombinatit dhe rrethinat ku sipas tij banorët janë të detyruar që të mbyllin dyert dhe dritaret prej ajrit të ndotur.
REAGIMI I KRESHNIK ÇOLLAKUT:
Tirana qyeteti me i paster i Ballkanit?! Nje shaka pa kripe e Kryetarit te Bashkise.
Ftoj kryetarin e Bashkise te dale pas ores 20.00 ne lagjen e Kombinatit dhe zonat afer. Banoret detyrohen te mbyllin dritare e dyer,te izolojne cdo kontakt me ajrin. Helmet qe leshojne djegia e plehrave me Sharre jo vetem ndot por rrezikon te helmoje njerezit. Ne ato zona ka te rritur e te moshuar qe nuk marrin dot ajer te paste. Ne ato zona ka femije qe po rriten mes helmit qe u futet ne mushkeri.
Helmi qe thithin qytetaret e Tiranes ne ato zona eshte cmimi miliona euro qe i paguhet klienteve te pushtetit,te cilet me pas kujdesen te blejne votat per te mbajtur pushtet dhe maxhoranca.
Zoti Kryetar i Bashkise,Tirane eshte dhe jashte qendres se saj. Shkoni atje,thithni helmin qe ata thithin…pastaj kerko ndergjegjen dhe nese nuk ju ka lene,do te turperoheni per genjeshtren e Tiranes kampione e pastertise se Ballkanit.
(E.K/FAXWEB)