Edhe një herë tjetër disa zona në kryeqytet do të mbeten pa energji elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se energjia elektrike do të ndërpritet nesër nga ora 09:00-13:00, për shkak të disa investimeve që ky operator po kryen në rrjetin elektrik.
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike, nesër në datën 25 janar, nga ora 09:00-13:00, do të ketë kufizime energjie në disa zona në kryeqytet.”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
Zonat që do mbeten pa energji janë këto:
1-rruga “Nazmi Rushiti”,
2-pranë Maternitetit të Ri,
3-rruga “Mine Peza”,
4-rruga “Skënder Kosturi. (D.D/Shuplaka)