Skuadra e Tiranës është mundur nga Laçi me rezultatin 0-3. Sfida e filluar në orën 14:00 pa si fitues bardhezinjtë e Mirel Josës, që shënuan nga 1 gol në pjesën e parë dhe dy të tjerat në fund të lojës.
Në minutën e 42 ishte Sobowale që kaloi në avantazh kurbinasit, ndërsa në fundin e lojës në minutën e 91 ishte Thaleb që dyfishoi shifrat dhe 3 minuta më vonë shënoi Manellari.
Me këtë fitore Laçi kapërcen Tiranën në renditje megjithëse me pikë të barabarta. Ekipi i Josës është i treti me 10 pikë, po aq sa skuadra e Shehit.
Bardheblutë shohin humbjen e dytë radhazi në kampionat, pas asaj me Erzenin një javë më parë.
Në fundjavë Tirana do të ndeshet me Vllazninë në Shkodër, ndërsa Laçi do të presë Skëndërbeun.
Discussion about this post