Këtë të martë duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Të dyja skuadrat morën tri pikë në ndeshjet e para respektive, ndaj kërkohet vazhdimësia.
Kuqezinjtë e Sylvinhos kërkojnë të rishkruajnë historinë, pasi njëjtë si kundër Çekisë, Polonisë apo edhe Ukrainës (ndeshjet e shkuara), kanë statistika negative dhe kundër Gjeorgjisë. Tanimë në UEFA është dorëzuar edhe lista me 23 emrat që Sylvinho do ketë gati, ku Agim Zeka ka mbetur sërish jashtë. Edhe në ndeshjen e parë kundër Ukrainës, sulmuesi i Partizanit mbeti jashtë.
Prej orës 16:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranës, qindra tifozë të Kombëtares janë mbledhur dhe po e presin me padurin orës 20:45 për nisjen e duelit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Me flakadanë dhe këngë patriotike, tifozët kanë ndezur dhe skuqur kryeqytetin, duke shkuar për në stadium.