Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në zonën e Kamzës në Tiranë, ku ka humbur jetën një elektriçist, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i lënduar.
Dy personat, që dyshohet se janë punonjës të një kompanie interneti, dhe ishin duke punuar në zonën e Laknasit në Tiranë, teksa kanë rënë në kontakt me rrtmën elektrike.
Pas kësaj mjeti që po i transportonte ata në drejtim të spitalit, ka përplasur një person me biçikletë, gjendja e të cilit nuk dihet ende. Njëri nga punonjësit ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa tjetri po merr mjekim te Trauma.
”Më datë 09.05.2020, rreth orës 10:50, në qendër Kamzë, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. S., 29 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin S. M., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi e mjetit furgon po qarkullonte me shpejtësi pasi po transportonte për në spital shtetasin A. Z., i cili gjatë punës si elektricist, në fshatin Nikël, kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetasi A. Z. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj”, njofton policia. (E.K/Faxweb.al)