08:53 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre dhe një maroken dhe një sirian, për çfarë akuzohen

10:33 | 15/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRI/ Kush është i “forti” Saukut që OFL i sekuestroi tre makina, i dënuar më parë për shumë vepra penale

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “BACKLASH”. Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Arrestohen në flagrancë katër shtetas (dy të huaj dhe dy shqiptar), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrant klandestinë nga zona e Korçës në Tiranë dhe më pas për në Mal të Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

Procedohen në gjendje të lirë, për kalim të paligjshëm të kufirit, dhe tre shtetas turq. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet dhe katër aparate celular.

Sèksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë dhe Sèksionin për Krimet Kompjuterike në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin e koduar “BACKLASH”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: – K. D., 32 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë; – A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë; – E. E., 22 vjeç, me shtetësi dhe kombësi siriane; – A. I., 25 vjeç, me shtetësi dhe kombësi marokene;

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, bënin transportimin e emigrantëve klandestinë të kombësisë siriane ose kombësive të tjera (marokene, afgane, irakene) nga zona e Korçës në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, ku pasi sistemoheshin fillimisht në dhoma me qira apo hostele në zonën e Laprakës, transportoheshin me automjete private drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetasit E. E. dhe A. I. dyshohet se kishin rolin e organizatorit në këtë skemë trafikimi, duke u koordinuar me persona të tjerë të kombësisë siriane në Greqi dhe Siri, ku nëpërmjet aplikacioneve “Ëhatsapp”, “Messenger” etj, bënin koordinimin e lëvizjes së emigrantëve nga Greqia për në Shqipëri, duke angazhuar shtetasit shqiptar të arrestuar në këtë skemë, të cilët luanin rolin e transportuesit, përkthyesit dhe të personave që shpesh tërhiqnin paratë që transferoheshin nëpërmjet agjencive te transfertave monetare.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, tre shtetas turq. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar një automjet dhe 4 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit, kryer në bashkëpunim”.

Pas

AMT depoziton padi kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit, Budina: Jemi përgatitur për sulm!

Para

“Ndërtesa nuk është pronë e bashkisë”, regjisori paralajmëron: Do të kallëzohen penalisht të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak nëse…

Para
“Ndërtesa nuk është pronë e bashkisë”, regjisori paralajmëron: Do të kallëzohen penalisht të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak nëse…

"Ndërtesa nuk është pronë e bashkisë", regjisori paralajmëron: Do të kallëzohen penalisht të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak nëse...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump godet Kanadanë me tarifa të reja, 35% për mallrat jashtë marrëveshjes

Serbia në listën e vendeve me tarifa të larta nga SHBA, 35% taksë doganore

E rëndë në Itali, 35-vjeçari vritet dhe copëtohet nga nëna dhe partnerja e tij

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.