Një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi i Rinasit pasditen e sotme ku drejtuesi i mjetit Elton Doda, 25 vjeç, banues në Mamurras ka aksidentuar për vdekje shtetasen R.L, 68-vjeçare e cila dyshohet se u përplas nga makina, ndërsa tentoi të kalojë rrugën.
Pas përplasjes 25-vjeçari e ka dërguar vetë në spital 68-vjeçaren por nuk ka mundur të shpëtojë. Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post