Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin B. P., 39 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi F. S., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën 39-vjeçarit një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa 38- vjeçarit një mjet prerës(thikë). Sendet e kundraligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. T., 36 vjeç, pasi në rrugën “Mentor Xhemali”, për motive të dobta, ka goditur me grushte një 21-vjeçar;
-R. Ç., 39 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Zh., 22 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit” ka goditur me grushte një 35-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin K. L., 24 vjeç, pasi në Rrugën e Arbërit, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta një 41-vjeçar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital. Punohet për identifikimin/kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin P. Z., 19 vjeç, pasi vazhdimisht ka kanosur nëpërmjet celularit një 47-vjeçar. Punohet për kapjen e tij e sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. H., 39 vjeç, pasi në Bulevardin e Kasharit, ka goditur me grushte një 39-vjeçar, si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shoqërimin e tij;
-D. V., 28 vjeç dhe L. Xh., 49 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, në ambientin e përbashkët të bizneseve të tyre, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin E. Z., 36 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasja A. O, se 36-vjeçari e ka mashtruar duke i marrë një shumë parash në këmbim të disa mobilieve që do i bënte. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin E. Gj., 26 vjeç, të cilin e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit D. S., 23 vjeçe, Sh. B., 27 vjeç dhe E. M., 38 vjeç. pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Ditën e djeshme, kallëzuan shtetasit:
-D. T., se në zonën e Ali Demit është kanosur për motive të dobëta nga një shtetas i paidentifikur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
-S. T., se i kanë vjedhur në momentin që nuk ka qenë në banesë, disa sende personale. Punohet për identifikimim e kapjen e autorit/ve.
Me datë 27.06.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Maknor, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 gabina ruloti në pronësi të shtetasit A. T., 42 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë e rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.