21:37 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë: Banorët denoncojnë prishjen e pronës, përgjegjësi i punimeve-gazetares: Keni ardhur me vonesë (Video)

14:29 | 07/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë: Banorët denoncojnë prishjen e pronës, përgjegjësi i punimeve-gazetares: Keni ardhur me vonesë (Video)

Një konflikt është hapur sërish në Tiranë mes banorëve dhe IKMT-së që ka të bëjë me prishjen e një muri rrethues në rrugën “Muharrem Butka”.

Pronari i pronës në fjalë është shprehur se zotërojn gjithë dokumentacionin e duhr që provon se nuk ka asgjë të kundraligjshme ndërsa shton se nuk janë njoftuar për se IKMT do të ndërhynte.

“I kam me çertifikatë pronësi, murin brenda rregullave, pronën e kam timen. Ky është një vendim i kundraligjshëm që nuk ndodh në shtetet me funksionim  ligjor. Deri më tani janë shembur tre banesa dhe të gjithë banorët janë shprehur kundër. Nuk kanë vepruar mirë, nëse duan të zbatojnë ligjin vetëm për ta zënë popullin ngusht. Të heqësh murin pa njoftuar, pa firmosur, është anti-ligjore. Me thënë të drejtën nuk e kemi për herë të parë, kështu funksionon në vazhdimësi”, tha një nga banorët.

Një banor tjetër tha për Fax News se po tentohet të bëhet zgjerimi i rrugës nëpër pronat e tyre, duke shtuar se nuk kanë marrë asnjë njoftim. Ai theksoi gjithashtu se pavarësisht se banorët janë të pajisur të gjithë me çertifikata pronësie dhe leje legalizimi, kërkojnë më së paku dëmshpërblimi.

“Si duket bëhet me qëllim. Disponojmë dokumentet e legazilimit dhe çertifikatat e pronësisë të gjithë si banorë. Ma thanë një llaf që do ju marrin një metër e gjysmë, le ta marrin port ë më japin lekët. Mbase deri aty ku do shkojnë do e bëjnë siç ka qenë por nga ana tjetër ne cënohemi. Nuk kanë asnjë dokument. As me shkrim as gojarisht nuk na ka njoftuar, le të marrin atë që do marrin por të na dëmshpërblejnë”.

Gazetarja e Fax News, Fjona Çela insistoi tek përgjegjësi i punimeve në terren për ta pyetur rreth dokumentacionit që disponon lidhur me punimet që po kryhen.

Pyetje: Zotëri përshëndetje, banorët thanë se jeni përgjegjës i punimeve, mund të na jepni sqarime mbi dokumentacionin për kryerjen e këtyre punimeve?

Përgjegjësi: Kanë marrë gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Pyetje: Mund të më jepni një një shkresë, banorët nuk e konfirmojnë këtë gjë, eja ballafaqohuni.

Përgjegjësi: Jemi brenda kantjerit këtu

Pyetje: Mund të dalim jashtë kantjerit dhe flasim me banorët.

Përgjegjësi: Ua kemi dhënë gjithë dokumentacionin, jua thashë.

Pyetje: Na e tregoni, cili është.

Përgjegjësi: Keni ardhur shumë vonë.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2442395342526373/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: IKMTMuharrem ButkaPERPLASJE PER PRONAT
Pas

E hoqi Balluku nga ministria, emërohet nënrkyetare e Bashkisë së Durrësit

Para

“Erdhi dita! Beso!”, Bushati reagon për Kosovën: Na dha mësime të vlefshme!

Para
Rama e shkarkoi live në Asamblenë e PS-së, reagon Ditmir Bushati: Do të ketë…

"Erdhi dita! Beso!", Bushati reagon për Kosovën: Na dha mësime të vlefshme!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.