Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Mëzez Kashar, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një lartësi.
Mësohet se personi në fjalë ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 8-të i një pallati ku edhe banonte.
Ndërkohë që sipas njoftimit të Policisë, 60-vjeçari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se e ka ndërmarrë këtë akt në kushte të rënduara psikologjike.
“Rreth orës 16:00 në Fushë Mëzez Kashar, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç ,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë”, njofton Policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post