Prokuroria e Tiranës
Tiranë- Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një fmiljeje në kryeqytet, djali i të cilës ishte dënuar për trafikim femrash me qëllime prostitucioni.
Me kërkesë të organit të akuzës, u njoftua sot zyrtarisht (30 prill) se “u sekuestruan pasuritë e A.Gj., një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me I.Gj, (djali i tij) i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’.
I riu akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i caktoi masën e sigurimit ‘arrest në burg’.