10:34 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë-Durrës, Balluku: Shtimi i 4 korsive e kthen në autostradë të kategorisë “A”

10:57 | 06/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë-Durrës, Balluku: Shtimi i 4 korsive e kthen në autostradë të kategorisë “A”

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat, do ta kthejë atë nga autostradë e kategorisë “B”, në autostradë të kategorisë “A”. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se ky aks do të kalojë në kategorinë “A” me zgjerimin e korsive dhe shtimin e limitit të shpejtësisë.

“Tiranë-Durrësi do të bëhet autostradë gjithashtu e kategorisë “A”, sepse Tiranë-Durrësi sot është një autostradë e kategorisë “B”, me dy korsi. Ndërkohë punimet janë duke ecur shumë mirë. Deri tani është kryer 25% e volumit të punimeve”, u shpreh Balluku në një nga emisionet e mëngjesit.

Sipas saj, po punohet për hapjen dhe mbushjen e trupit të rrugës ku do të shtohen dy korsi, nga një korsi në çdo krah, korsi të plota aksesi, nga 3,75 metra.

“Do të shtohet edhe një korsi e katërt në të dy krahët, që është korsia e emergjencës, 3 metra. Shtohet me 4 korsi e gjithë autostrada, dy në të dyja krahët, duke çuar kështu në një autostradë të kategorisë “A” dhe duke i dhënë mundësinë për shpejtësi deri në 130 km dhe duke e sjellë në parametra me të gjitha autostradat e reja që po ndërtojmë”, u shpreh Balluku.

Segmenti i parë ku po ndërhyhet është 6 km, nga Kthesa e Kamzës deri në Mbikalimin e Rinasit. Përveç zgjerimit me dy korsi, i gjithë trupi i rrugës do të ribëhet me shtresa rrugore dhe asfaltike, për shkak se tashmë kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës.

Ajo ishte parashikuar për një fluks makinash prej 40 mijë mjetesh në 24 orë, ndërsa tani në pikun e fluksit shkon edhe 94 mijë mjete. Rehabilitimi dhe zgjerimi i të gjithë rrugës kushton 250 milionë euro.

Pas

Atentati i dështuar në Berat/ Arrestohet 46-vjeçari që fshehu automjetin e autorëve, tentoi të arratisej nga Shqipëria

Para

Koçiu – prindërve: Vaksinoni fëmijët në kohë për t’i mbrojtur nga fruthi, rubeola dhe shytat

Para
Koçiu – prindërve: Vaksinoni fëmijët në kohë për t’i mbrojtur nga fruthi, rubeola dhe shytat

Koçiu – prindërve: Vaksinoni fëmijët në kohë për t’i mbrojtur nga fruthi, rubeola dhe shytat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen 3 hapësira publike në Seman, procedohen penalisht 3 pronarë subjektesh

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun

Përçarja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së e afërt, tarifat e Trump për makinat dhe produktet bujqësore janë vija e kuqee

Aksion gjatë natës në Theth: Prishen dhjetëra ndërtime pa leje

Vlorë, vijon aksioni i policisë për lirimin e hapësirave publike! Sekuestrohen 40 çadra dhe 80 shezlongë, pronari nuk kundërshton

BE me ‘dorë të hekurt’ për taksat ndaj cigareve, akcizat e reja që do të rrisin në ‘stratosferë’ çmimet e paketave

Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar, përfshirë një person në kërkim për vepra të rënda penale

Rama ndan pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

Gabimi fatal pas rrëzimit të Air India me 260 viktima, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre në mënyrë të mistershme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.