Tiranë– Një 49-vjeçar në kryeqytet ka denoncuar largimin e bashkëshortes së tij nga shtëpia, duke kërkuar ndihmën e Policisë së Tiranës për gjetjen.
Dukuria e largimeve nga banesa e partnereve po haset shpesh në denoncimet që paraqiten nga ana e bashkëshortëve në komisariatet e qarqeve dhe një prej tyre është bërë ditën e djeshme (27 maj).
“Shtetasi N. N., 49 vjeç, kallëzoi se më datë 26 maj ishte larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. N.(R.), 34 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, konfirmon policia e kryeqytetit në njoftimin zyrtar për këtë rast
Nuk dihet dinamika e largimit të 34-vjeçares dhe shkaqet, teksa policia u tregua e rezervuar për detajet.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, mbyllet njoftimi i uniformave blu për rastin në fjalë.
Kërkimet po bëhen tek të njohurit e gruas, miqtë e saj dhe nëpërmjet lokalizimit të telefonit apo dhe komunikimeve të mundshme të saj në rrjetet sociale.