Vetëvrasjet janë bërë pothuajse diçka e zakonshme në vendi tonë, shumë qytetarë për shkak të problemeve të ndryshme vendosin t’i japin fund jetës në mënyrë tragjike.
Kështu një tjtër ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë. Mësohet se, në rrugën “Zydi Herri”, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.K, vjeç 35, banues në Tiranë.
Ndërsa nga ana tjetër shtetasi P.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka pirë fostoksinë.
Sipas policisë thyhet se shtetasit e mësipërm vuanin nga depresioni.
Njoftimi i plotë i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 3 Më datë 16.08.2017, në rrugën “Zydi Herri”, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.K, vjeç 35, banues në Tiranë. Pritet akti ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 6 Më datë 16.08.2017, në QSUT, në repartin e toksikologjisë, ka vdekur shtetasi P.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. (B.H/Shuplaka)