Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë njoftoi arrestimin e dy shtetasve, R.L. dhe H.D., të dy banues në kryeqytet, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga neni 327 i Kodit Penal.
Sipas hetimeve, shtetasi R.L. dyshohet se më datë 11 maj 2025 ka fotografuar fletën e votimit gjatë ushtrimit të së drejtës së tij në qendrën e votimit nr. 1820/2, në ambientet e Shkollës “Eqerem Çabej”. Në rrethana të ngjashme është arrestuar edhe shtetasi H.D., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.
Organet ligjzbatuese theksojnë se ruajtja e fshehtësisë së votës është një detyrim kushtetues dhe çdo shkelje ndaj saj do të trajtohet me seriozitet dhe sipas ligjit.