Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi duke drejtuar automjetin, ka hapur derën dhe ka aksidentuar një 12-vjeçar.
Burime bëjnë me dije se 12-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetim në DVP Tiranë arrestuan shtetasin A. Xh., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin (ka hapur derën e automjetit) dhe ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas ëshrë larguar nga vendi i ngjarjes. 12-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.