Ditën e djeshme u denoncua një rast i përdhunimit të një të miture 10-vjeçareje në një fshat të Fierit nga një 67- vjeçar në kotecin e pulave, ndërkohë që sot emisioni “Stop” ka publikuar një tjetër rast abuzimi, i cili është regjistruar në mes të Tiranës dhe në sy të të gjithë kalimtarëve.
Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet. Më pas i moshuari duket i kapur për dore së bashku me djalin e mitur teksa ecin në rrugë.
Personi në fjalë I cili shfaqet duke abuzuar seksualisht me të miturin në mes të kryeqytetit është lehtësisht i identifikueshëm edhe nga fotot e publikuara nga emisionin investigativ.
Aktin e turpshëm i moshuari duket se e kryen pa qenë fare i shqetësuar edhe pse zona ku po ngacmonte seksualisht të miturin kishte lëvizje të konsiderueshme qytetarësh.