Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.Sh, 21 vjeç pasi në rrugën “Ali Demi”, i cili duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet duke i shkaktuar dëme materiale.
Pas përplasjes 21-vjeçari ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, pasi si drejtues mjeti ka prezantuar pasagjerin që kishte në mjet, shtetasin L. N.
Arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh. u bë për veprat penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, ndërsa shtetasi L. N. u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” .