Ditën e sotme, në rrugën “Jordan Misja”, forcat e policisë kanë arrestuar shtetasin Kledist Hysa, 40 vjeç.
Mësohet se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 4 vjet e 8 muaj burgim. Hysa akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i tij erdhi si rezultat i operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”.