06:04 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë/ Iu gjet armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari! 2 të tjerë në kërkim

09:55 | 12/06/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë/ Iu gjet armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari! 2 të tjerë në kërkim

Tiranë– Një 28-vjeçar është arrestuar nga Forcat ‘Shqiponja’ pasi iu gjet  armë zjarri pistoletë në automjetin që drejtonte.

Në kërkim janë shpallur në kërkim 2 persona (pronari i automjetit dhe përdoruesi aktual i tij).  Ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet një i mitur.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në fshatin Domje, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer një shtetas 16 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh.  

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë:

-arrestuan shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-u shpallën në kërkim shtetasit R. T., 24 vjeç, banues në Domje, pronari i automjetit, dhe V. B., 24 vjeç, banues në Domje, përdoruesi aktual i automjetit, pasi dyshohet se i ka dhënë automjetin 28-vjeçarit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e rastit. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Vrau me thikë kushëririn në Klos, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë

Para

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Para
Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.