Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia për armabjtje pa leje, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim, si dhe 3 shtetas të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.
Në kuadër të operacionit policor “Befasia” është arrestuar Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”)
Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në zonën e “Ali Demit” iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.
U shpall në kërkim shtetasi:
– A. V., 53 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Transportim dhe tregtim i mallrave që janë kontrabandë), pasi ky shtetas i kishte dhënë armën e zjarrit dhe krehrin me 11 fishekë, shtetasit Gentjan Kërcyku.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm, të cilët ishin prezent gjatë kohës kur Gentjan Kërcyku u kap me armë zjarri :
– B. Gj., 44 vjeç, banues në Tiranë
– A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë
– F. P., 45 vjeç, banues në Tiranë
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit e llojit pistoletë me 11 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve G. K., dhe A. V., për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në ngarkim të shtetasve B. Gj., F. P., dhe A. M., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
[9:30 AM, 5/23/2018] +355 69 411 4292: Tiranë
Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim :
– Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)