Një shtetas 51-vjeçar është ndaluar nga policia në Tiranë pasi ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur. Përveç kësaj E.I., 51 vjeç ka dëmtuar edhe disa pajisje në biznesin e babait të vajzës së mitur.
Gjithashtu, policia ka vënë në pranga në 56-vjeçar pasi kishte vjedhur një automjet në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin E. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, si dhe ka dëmtuar disa pajisje në biznesin e babait të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur disa kompresorë, në bulevardin “Zogu i Parë”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin R. O., 35 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka djegur disa kosha mbeturinash, në Kamëz.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një automjet, në rrugën “Dervish Hima”. 56-vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Kastriotët”, pas kryerjes së kësaj vepre penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin K. H., 24 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën Tapizë – Fushë Krujë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. R., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin E. Rr., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar lehtë 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.