Një qytetar nga Tirana ka denoncuar në Fax News një rast të paprecedentë ku ndërtimi i një pallati 9-të katësh dy kate prej të cilit nën tokë, i ka dëmtuar atij murin rrethues të banesës dhe i rrezikon po ashtu edhe shtëpinë ku banon e cila ndodhet në rrugën “Sali Nivica” pranë Tregut Elektrik.
Pëllumb Ereqi tregon për Fax News se distance e pallatit që po ndërtohet është shumë e afërt me banesën e tij, ndërkohë që për asnjërën prej ankesave që ka bërë në Bashkinë e Tiranës por edhe në Polici nuk ka marrë përgjigje.
“Në hartë nuk njohin kufizimet e zonës ku duhet të punojnë. Pallati vijon me ndërtimin ndërkohë që shtëpia ka pësuar tronditje. Muri rrethues ka filluar të shembet nga ndërtimi i tij. Shtëpinë e kanë shënuar në hartë si lulishte. Shtëpinë e kam me rregulla dhe me dokumementet përkatëse që prej vitit 1963 dhe kërkoj të merren masa për pezullimin e punimeve. Bashkia të gjejë një mënyrë për ti penguar sepse nuk di ku të drejtohem.
Pallati do të jetë 7 kate mbi tokë dhe 2 nën tokë. Kam bërë kërkesa të vazhdueshme ndaj bashkisë duke mos marrë asnjë përgjigje ndaj jam detyruar t’ju kontaktoj ju për të gjetur një zgjidhje. Ka dy muaj që kam bërë denoncim edhe në polici, por kur nuk e zgjidh policia këtë çështje kush mund të më ndihmojë tjetër”, tha pronari i shtëpisë për gazetaren Eksiola Shehu.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
E zeme se do te reagoje bashkia, ku eshte kjo banesa ne cilen rruge, jepni nje adrese se jeni bere si televizion patatinash, gjysmake